Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje Qeverisë “për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne”.
Në një status në Facebook, Presidentit Meta thotë se ka ndjekur me shqetësim edhe situatën në sektorin fason.
“Janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar”, shprehet Presidenti Meta.
Garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, thotë Presidenti Meta, veçanërisht të kujtdo që është në vijën e parë kundër COVID-19, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet. Jeta, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë të parat!
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...