Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka thënë për RTV Dukagjinin se gjendja në këtë komunë nuk është e mirë por jo alarmante sa i përket coronavirusit.
“Rreth 20 pacientë në ditë paraqiten pranë ambulancës COVID në Preshevë, ku rreth një apo dy në ditë dalin pozitiv pas testimeve. Korriku ka qenë pak më i lehtë pasi i kemi pasur rreth 300 pacientë, ndërsa në gusht deri në ditën që po flasim na janë paraqitur rreth 450 pacientë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Është shqetësuese pasi preshevarët po e fshehin sëmundjen apo po trajtohen në ambulanca private.
“Kur po vijnë në ambulancë po janë në gjendje shumë të rëndë. Në këtë muaj rreth 15 pacientë i kemi transportuar në spitalin e Nishit”.
“Ekziston frika që një preshevar të shtrihet në spitalet e Vrajës apo Nishit pasi atje nuk ka mjekë shqiptarë”.
Mjeku shqiptarë thotë se në bazë të statistikave Bujanoci është në gjendje shumë më të rëndë se Presheva sa i përket COVID-19.
“Në muajin korrik në COVID ambulancën nga Presheva janë paraqitur 300 pacientë ndërsa nga Bujanoci rreth 1,200. Pra për shtatë fish Bujanoci e ka gjendjen më të rëndë se Presheva në këtë drejtim”.
“Nga testet zyrtare të kryera në Preshevë në korrik janë regjistruar 13 pacientë të prekur me COVID-19, ndërsa në gushtë 35 raste të konfirmuara. Nuk është shifër e lartë por është shqetësuese se pacientët nuk po paraqiten në COVID ambulancën në Preshevë”, deklaroi ndër të tjera Driton Salihu./Telegrafi/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...