Google ADS

Presheva sot nis vaksinimin anti-COVID-19

09:00 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Në komunë e Preshevës sot pritet të mbërrijnë vaksinat e para anti-COVID-19, që janë siguruar nga kompania Pfizer Biontech.

Lajmi për këtë është konfirmuar edhe nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, përcjell INA.

Sipas tij, të parët që do të vaksinohen do të jenë personeli mjekësor i shtëpisë së shëndetit.

“Ditën e premte, shtëpia e shëndetit në Preshevë do të pajiset me vaksinat antiCovid nga kompania Pfizer Biontech. Sipas planit të minisitrisë së shëndetësisë, stafi mjeksor ka prioritet për vaksinim kundër Covid-19, andaj me dozat e para të arritura do të filloj vaksinimi i stafit mjeksorë në Preshevë”, theksoi Salihu.

Në kuadër të fushatës masive të vaksinimit, komuna e Preshevës është ndër vendbanimet e para shqiptare që do të ketë vaksinat e para kundër koronavirusit, pas zonave të banuara me serb në Kosovë.

Serbia është ndër vendet e para të rajonit që ka siguruar vaksinat e Pfizer, por edhe vaksinën ruse Sputnik. Shqipëria ka paralajmëruar se vaksinat e para do të jenë gjatë këtij muaji, ndërsa paralajmërime për këtë muaj ose muajin tjetër ka edhe në Kosovë, Maqedoni, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme