Shefi i Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj, thotë se Policia e Kosovës është mjaftë e angazhuar për një situatë sa më normale.
“Policia e Kosovës është mjaftë e angazhuar për një situatë sa më normale. Jemi në zbatim të ligjit anti-covid dhe masat po respektohen mjaftë shumë, edhe pse kemi disa raste individuale që Policia e Kosovës po duhet t’i trajtojë pak më ndryshe”, është shprehur Qalaj në një konferencë për medie.
Që nga implementimi ligjit anti-covid19, Qalaj bënë të ditur se Policia e Kosovës ka shqiptuare 18 mijë e 320 gjoba për kundërvajtje, dhe 290 raste kur janë zbatu nene përkatëse të Kodit Penal, shkruan arbresh.info.
“Që nga fillimi 73 mijë paraqitje tek inspektorët sanitarë tek nivelet e ndryshme. Numri i policëve aktiv ka rënë në 117 veta. Deri më tani gjithsej kanë qenë 580 policë të infektuar”, deklaron Qalaj.
Ai shtoi se po bëjnë përpjekje të jenë sa më shumë në terren për një gjendje më të mirë./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës