Policia, gazetarët dhe edukatorët janë në grupin e atyre që do të vaksinohen nga java e ardhshme

12:22 | 30 Mars 2021
V. S.

Grupi kombëtar teknik për imunizim kundër COVID-19 ka sjellë vendim që nga fillimi i javës së ardhshme, të fillojë edhe vaksinimi i të punësuarve në strukturën kritike të shtetit.

Gjithsej 4 mijë vaksina do të ndahen për këtë kategori, nga 24 mijë të cilat do të arrijnë nesër.

Në strukturën kritike përfshihen: punonjësit e MPB që janë më të rrezikuar dhe për të cilët MPB duhet të paraqesë listat sipas rrezikut, punonjësit e ARM-së gjithashtu sipas listës së paraqitur nga institucioni për grupet më të ekspozuara, gazetarët, punonjësit në prokurori dhe gjykata, shoferët e autobusëve të NTP-së, zjarrfikësit, personeli i kopshteve dhe stafi pikave pagesore.

“Me këtë vendim Grupi kombëtar teknik për imunizim mendon se do të mbrohen të punësuarit që kanë më shumë kontakte dhe janë në rrezik më të madh”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë grupet e tjera, sipas shkallës së rrezikut, do të vaksinohen në fazat e ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë i kujton qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë plotësisht masat për mbrojtje personale./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme