Pavarësisht se në raportimin e së martës u shënua një rritje e numrit të personave të prekur nga COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero nuk e sheh si problematike këtë situatë. Ai shprehet se relaksimi i masave shoqërohet me rritje të rasteve, por tregues i rëndësishëm është fakti që nga 25 persona të prekur, ka vetëm 3 të shtruar.
“Pas relaksimit të masave shtrënguese presim shtim të rasteve pozitive, por kemi parasysh se jo të gjithë janë të sëmurë. Rastet e sotme shumica janë 15 raste në një fasoneri. Kemi një person me simptoma, ai ka patur kontakte, kontakte të kontakteve gjithashtu, janë 3 faza kontaktesh. Është një sinjal që na thotë të kemi kujdes, por nuk më shqetëson, sepse në fund të fundit është ekspozim dhe në këtë fazë ekspozimi ka një anë shumë të mirë, sepse krijon imunitet. Nëse kemi 25 raste kemi 3 të shtruar në spital. Dhe ky nuk është tregues për t’u shqetësuar, është tregues që na thotë se duhet të kemi kujdes. Rastet pozitive, ekspozimi nuk më shqetëson. Do të ishte shumë mirë që deri në fund të kësaj pandemie të kishim 30-40% të popullatës ekspozuar”, tha Pipero në “Opinion”./Opinion.al
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...