Pfizer-BioNTech njoftoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit është efektive edhe tek fëmijët midis moshës pesë dhe 11 vjeç.
Të dhënat nga provat klinike të fazës së vonë treguan se vaksina, e cila u dha në një dozë më të vogël, shkaktoi një përgjigje imune “të fortë” tek fëmijët, deklaroi kompania në një konferencë për shtyp, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët e Pfizer gjithashtu e përshkruan vaksinën si “të sigurtë dhe të mirëtolerueshme” tek fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Studimi izraelit: 11 përqind e fëmijëve shfaqin shenja afatgjate të sëmundjes së koronavirusit
Gjigandi farmaceutik amerikan, në partneritet me një kompanië gjermane thanë se planifikojnë të aplikojnë për autorizim për përdorim urgjent në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) këtë muaj dhe gjithashtu së shpejti do të kërkojnë autorizim në Europë.
Kjo do të thotë që, nëse FDA përcakton se vaksina është e sigurt dhe efektive, fëmijët më të vegjël mund të autorizohen të marrin vaksinën deri në Halloween.
Sipas sondazheve të fundit, prindërit janë të ndarë 50/50 rreth vaksinimit të fëmijëve të tyre, pasi rastet e fëmijëve me koronavirus kanë qenë përgjithësisht të lehta./arbresh.info/
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...