Pfizer teston vaksinat për fëmijët nën 12 vjeç

23:42 | 25 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kompania amerikane e vaksinave kundër koronavirusit, Pfizer, ka theksuar se ka filluar testimin e vaksinës së tyre tek fëmijët nën 12 vjeç dhe se ata shpresojnë të zgjerojnë imunizimin në atë moshë deri në fillim të vitit 2022.

Zëdhënsja e Pfizer, Sharon Castillo, konfirmoi se vullnetarëve u është dhënë doza e parë e vaksinës së hershme të provës, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Agjencia thekson se Pfizer dhe Biontek planifikojnë fillimisht të testojnë sigurinë e vaksinës së tyre në tre pika të ndryshme të forta, prej 10, 20 dhe 30 mikrogramë, gjatë provës dyfazore me 144 pjesëmarrës.

Kompanitë planifikojnë të zgjerojnë më vonë provat me 4,500 pjesëmarrës për të testuar sigurinë, tolerancën dhe përgjigjen imune të gjeneruar nga vaksina, me sa duket duke matur nivelet e antitrupave në subjekte të rinj.

Reuters raporton se Castillo tha se Pfizer shpreson të ketë të dhëna nga ky test në gjysmën e dytë të vitit 2021, dhe Pfizer tashmë ka testuar vaksinën tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, dhe kompania pret që të ketë ato rezultate në javët e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme