Edhe pse infeksionet me Covid janë duke rënë dhe shumë vende botërore kanë filluar të heqin masat shtrënguese, mjekët kanë paralajmëruar se virusi mund të lërë në prag një epidemi tjetër.
Studiuesit shohin gjithnjë e më shumë paralele midis sindromës së lodhjes kronike, e cila prek 1.5 milionë amerikanë dhe COVID-it, të cilët shfaqin lodhje të vazhdueshme, rraskapitje dhe dhimbje të vazhdueshme, transmneton portal arbresh.info
Lidhja midis dy çrregullimeve është ende duke u studiuar, por disa kërkime sugjerojnë se pandemia mund të trefishojë sindromën e lodhjes kronike, të njohur si encefalomieliti mialgjik, ose ME.
Ndërsa kërkimi mbi ndikimin afatgjatë të COVID është ende në fillimet e tij, ka prova se një në 10 infeksione mund të zhvillojë simptoma të lodhjes kronike. Kjo do të ishte e barabartë me rreth 7.7 milionë raste në SHBA.
Mjekët kanë paralajmëruar se simptomat e lodhjes kronike janë shfaqur që të fillim të pandemisë.
Në Qendrën Bateman në Utah, specialistët e lodhjes kronike “regjistruan një grup pacientësh që kanë shfaqur simptoma të gjata të Covid” dhe për trajtim kanë përdorur edhe medikamete për lehtësimi e lodhjes, e cila ka rezultuar me sukses.
Njerëzit me ME/CFS kanë një kohë të tmerrshme duke u përpjekur të gjejnë mjekë për t’u kujdesur për ta, thotë studimi, por pandemia e koronavirusit do të thotë që mjekët duhet të dinë të trajtojnë pacientët edhe për sindromën e lodhjes kronike./arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...