Kryetarja e Këshillit Inspektorial bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror Sanitar ka dhënë 14 gjithsej 13.957 vendime për izolim për këtë javë.
Ajo tha se shkelja janë regjistruar gati në të gjitha inspektoratet. Agjencia për Barna, javën e kaluar ka kryer 12 mbikëqyrje, dhe nuk është konstatuar asnjë parregullsi. Nga shtatë shërbimet inspektoriale, për një javë ka pasur 5.236 mbikëqyrje dhe kontrolle.
“Inspektorati Shtetërore Sanitar kreu 92 mbikëqyrje dhe shqiptoi 17 vendime për shkelje. Javën e kaluar u dhanë gjithsej 13.957 vendime për izolim për personat e sëmurë si dhe personat që kanë pasur kontakt me person të infektuar”, tha Grashkoska.
AUV ka kryer 220 mbikëqyrje dhe ka dhënë tetë vendime për parregullsi, 15 edukime dhe dy dënime me para, ndërsa Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor ka kryer 39 mbikëqyrje.
“Inspektorati për Transport ka bërë 30 mbikëqyrje dhe janë shqiptuar 2 paraqitje. Sa i përket protokolleve shëndetësore, nuk janë vërtetuar kundërvajtje. Inspektorati i Punës gjatë javës së kaluar ka bërë 341 mbikëqyrje në disa subjekte dhe kanë dhënë 16 vendime”, tha Grashkoska./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...