Për një ditë, mbi 700 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

15:22 | 8 Dhjetor 2020
V. S.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 727 persona nga virusi COVID-19, derisa kanë vdekur 17 persona dhe janë shënuar 557 raste të reja.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive”, është thënë për media.

Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme