Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se në tërë kreun e përgjithshëm politik maqedonas, edhe në pushtet edhe në opozitë, nuk njeh asnjë që është i gatshëm të tregtojë me gjërat më të shenjta për çdo maqedonas.
Presidenti Pendarovski sot para deputetëve të Kuvendit pati adresimin tradicional vjetor, në të cilën foli për temat e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare.
Penadrovski, adresimin e tij e filloi duke shprehur ngushëllime deri tek më të afërmit e të gjithë atyre që humbën jetën si pasojë e pandemisë së COVID-19 dhe u kërkoi të pranishmëve në sallën kuvendore që t’i shprehin nderim me një minutë heshtje bashkëqytetatarëve që kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Pandemia, siç theksoi presidenti, duhej të ishte moment zgjimi për të gjithë në shtet dhe të sjellë bashkim të kombit që përballet me kundërshtar të panjohur, pa marrë parasysh dallimet legjitime politike, etnike dhe njerëzore mes nesh.
“Në një pjesë ajo e arriti atë, megjithatë, për fat të keq, në tjetrën i forcoi antagonizmat, rriti hendekun e ndarjeve në shoqëri dhe nxorri në sipërfaqe dobësitë institucionale, që krahas krizës shëndetësore dhe politike, minoi edhe ekonominë, e cila nga fundi i vitit edhe zyrtarisht hyri në recesion”, theksoi presidenti Pendarovski.
Sipas tij, gjëja e parë dhe më e rëndësishme që e pret shtetin, menjëherë pas vënies nën kontroll të pandemisë është të bëhen analiza të thella për funksionimin e rendit tonë juridik, politik dhe ekonomik vitin që po e lëmë pas.
Ai theksoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të iniciojë debat publik i cili duhet japë kontribut për ndërtimin e kornizës juridike për reforma të sistemit të përgjithshëm të menaxhimit të krizave.
Në adresimin e tij, duke u përqendruar në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Pendarovski tha se në tërë kreun politik maqedonas, edhe në pushtet edhe në opozitë, nuk njeh askënd që është i gatshëm të tregtojë me gjërat më të shenjta të çdo maqedonasi dhe propozoi që kjo çështje të largohet nga agjenda e përditshme politike.
Për presidentin Pendarovski “është qesharake që në vitin 2020 të mblidhen liderët e partive politike të nënshkruajnë solemnisht se jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase”, duke folur për kërkesat për takimin e liderëve apo seancë të posaçme parlmentare për të vërtetuar vijat e kuqe në bidesimet me Sofjen.
Pendarovski, duke theksuar se për disa vite tani disa nga maqedonasit etnikë kanë dyshime nëse politikanët shqiptarë mbështesin luftën tonë për afirmim më të gjerë ndërkombëtar, tha:
“Me përgjegjësi pohoj, meqë kam qenë dëshmitar i këtyre proceseve për 20 vjet, që kur kemi negociuar në vitet e 90-ta me Greqinë, që faktori politik shqiptar, si kur ishte në pushtet dhe në opozitë, të gjitha këto vite kanë pasur sjellje dhe mirëkuptim jashtëzakonisht korrekt për përpjekjet tona për të ruajtur dhe promovuar identitetin maqedonas”, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut.
Duke uruar festat, siç theksoi, jo vetëm si president, por edhe si një nga qytetarët e vendit, Pendarovski apeloi që festat të kremtohen në shtëpi në rrethin e më të afërmve për të ruajtur gjënë më të shtrenjtë që e kemi, shëndetin dhe jetën.
Në adresimin e presidentit krahas deputetëve morën pjesë edhe përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, liderët e institucioneve më të rëndësishme shtetërore si dhe liderët fetarë.
Ky është adresimi i dytë i presidentit pas marrjes së detyrës, ndërsa i pari para përbërjes së re parlamentare.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...