Pëllumb Pipero zbulon kur do të bien infektimet e COVID-19 në Shqipëri

23:45 | 24 Shkurt 2021
Arbresh.info

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur së fundmi rreth situatës së pandemisë ku ka thënë se nga fundi i muajit mars numri i infeksioneve me Covid-19 mund të ulet.

I ftuar në emisionin “RealStory” tha se është ënde herët për të folur për efikasitetin e vaksinës dhe sipas tij që të kuptohet nëse vaksina ka dhënë efekt duhet të vaksinohen gjysma e popullsisë.

Teksa është pyetur se ku mund ta kuptojmë se se pandemisë po i ven fundi, Pipero ka thënë se ka disa indikatorë, ku sipas tij, me i rëndësishëm është rënia e të shtruarve në spitale.

Pjesë nga Biseda:

Pyetje: Efekti i vaksinës?

Pëllumb Pipero: Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës kam kaluar më lehtë.

Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vakinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë.

Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë.

Shpresojmë që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i Marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve.

Pyetje: Sinjali që mund të jemi drejt rënies së pandemisë?

Pëllumb Pipero: Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuar dhe numri i rasteve të reja të shtruar në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme