Sipas një studimi të fundit është gjetur se edhe njerëzit që ishin të infektuar nga koronavirusi, por që nuk kishin asnjë simptomë, po vuajnë nga pasojat afatgjate të sëmundjes.
Studimi, i cili kishte të bënte vetëm me njerëz që nuk kishin nevojë për shtrim në spital, analizoi gjetjet elektronike mjekësore të 1,407 njerëzve në Kaliforni, të cilët rezultuan pozitivë për koronavirus. Më shumë se 60 ditë pas infektimit, 27 për qind ose 382 njerëz luftuan me simptoma postcovid si gulçim, dhimbje gjoksi, kollë ose dhimbje barku, transmeton portal arbresh.info
Kuptimi i simptomave afatgjata të Covid-19 është një përparësi për mjekët dhe studiuesit, pasi gjithnjë e më shumë njerëzit janë duke përjetuar pasoja të dobësimit ose të dhimbjeve.
Muajin e kaluar, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, Francis S. Collins, njoftoi një iniciativë të madhe për të përcaktuar shkaqet dhe mjetet e parandalimit dhe trajtimit të atyre që nuk janë shëruar plotësisht pas disa javësh.
Studimi i publikuar në faqen e internetit MedRxiv, ka theksuar se studimi përqendrohet vetëm te personat e infektuar me koronavirus, por që nuk e kanë pasur nevojën që të shtrohen në spital.
Problemet afatgjata prekin të gjitha grupmoshat, jo vetëm të rriturit. Studimi zbuloi më shumë se 30 simptoma, duke përfshirë ankthin, dhimbjen e shpinës, lodhjen, pagjumësinë, problemet e stomakut, rrahjet e shpejta të zemrës, etj.
Shumica e studimeve të mëparshme të simptomave afatgjata kanë të bëjnë zakonisht me njerëzit që janë shtruar në spital. Një nga studimet më të mëdha zbuloi se më shumë se tre të katërtat e rreth 1,700 pacientëve të shtruar në spital në Ëuhan kishin të paktën një simptomë gjashtë muaj më vonë.
Në studimin e ri, rreth 59 për qind e pacientëve me simptoma afatgjata ishin gra, dhe rreth gjysma ishin latine dhe 31 përqind ishin të bardhë. Autorët paralajmëruan se çdo përfundim i besueshëm demografik do të kërkonte studime më të mëdha./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...