Pas Shkupit, Tetova me numrin më lartë të rasteve aktive me coronavirus

18:49 | 20 Maj 2020
Arbresh.info

Për shkak të dyndjeve të pakontrolluara nëpër parqe, Institucione, vizitat familjare dhe mos respektimi i masave Tetova është vendi i dytë për numrin e rasteve aktive me koronavirus.

25 kllasterë janë aktiv në Tetovë e Bogovinë.

Instituti i Shëndetit Publik me apel, pandemia nuk ka përfunduar, masat duhet respektuar në maksimum.

Qytetarët të mos relaksohen në kuptimin se pandemisë po o vjen fundi. Më tepër raste të të infektuarve gjenden në komunën e Bogovinës, fshatrat e asaj komune dhe po ashtu qyteti i Tetovës dhe fshatrat e tij – u shpreh Naim Skenderi, ISHP.

“Një ndër elementet kyçe të përhapjes së virusit korona sipas IPSH, është fenomeni për të cilin, televizioni Alsat, me ditë të tëra ka alarmuar, dyndjet përpara postave, bankave dhe institucioneve të tjera duke mos respektuar as distancën e as mbajtjen e maskave”.

Nga Spitali i Tetovës, thonë se situata për momentin është nën kontroll edhe përkundër shtimit të numrit të të infektuarve.

Pas shtimit të numrave të të prekurve në gjashtë ditët e fundit, në Tetovë do të qëndrojë një ekip specialistësh epidemiologë, të cilët do të ndihmojnë kolegët e tyre rreth pacientëve me koronavirus./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme