Presidenti kroat Zoran Milanoviq, i cili ishte për vizitë në Kosovë, ka rezultuar negativ për COVID-19, raporton Tanjug.
Milanoviq, i cili së fundmi mori dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, u testua mbrëmë për shkak se ishte në kontakt me presidentin malazez Milo Gjukanoviq, njoftuan mediat kroate.
Gjukanoviq ishte në Zagreb atë ditë, ku mori pjesë në kremtimin e përvjetorit të themelimit të Bashkimit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci dhe Milanoviq ishte me të. Dje në Podgoricë është bërë e ditur se Gjukanoviq ka anuluar paraprakisht të gjitha takimet dhe më pas është infektuar me koronavirus.
Milanoviq të enjten u takua me presidenten Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca./kk/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...