Lloji i koronavirusit Lambda nuk është vetëm ngjitës, por edhe më rezistent ndaj antitrupave, thotë një studim i fundit japonez.
Me fjalë të tjera, vaksinat ofrojnë pak mbrojtje ndaj këtij variant të virusit, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse variant Lambda u shfaq për herë të parë para një viti në Peru, ende nuk ka shumë informacione mbi këtë variant të koronavirusit.
Prandaj, edhe shkencëtarët japonezë kanë shfaqur shqetësimet e tyre në lidhje me variantin e këtij lloji të koronavirusit.
Një mutacion rezulton që antitrupat të jenë më pak të aftë të neutralizojnë virusin. Me fjalë të tjera, imuniteti i atyre të vaksinuar dhe atyre që kapërcyen koronavirusin zvogëlohët, prandaj edhe shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se vaksinat ofrojnë pak mbrojtje ndaj këtij lloji të infeksionit.
Dy mutacionet e tjera e bëjnë më të lehtë për njerëzit që të infektohen me variantin lambda, sipas një studimi nga Japonia, rezultatet e të cilit ende nuk janë konfirmuar nga shkencëtarë të pavarur.
Deri më tani, varianti lambda është zbuluar në 30 vende, kryesisht në Amerikën e Jugut, por raste individuale janë regjistruar edhe në Evropë – Spanjë, Britani të Madhe, Itali dhe Gjermani.
OBSH e ka shpallur variantin Lambda “nën hetim”, sipas shkencëtarëve japonezë, lambda plotëson të gjitha kushtet për t’u shpallur një “variant shqetësues”.
Këto “lloje shqetësuese” përfshijnë variantin delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi. Tani për tani, nuk ka gjasa që lambda të shtypë variantin delta, i cili aktualisht dominon.
Edhe pse ekifakisteti i vaksinave të koronavirusit është dëmtuar nga përhapja e deltës, ka ende relativisht pak raste të infeksionit tek njerëzit e vaksinuar me dy doza.
Sidoqoftë, njerëzit që morën dy doza, por i përkasin grupit të rrezikut, janë dukshëm më të rrezikuar, kështu që ata kanë dobësuar imunitetin gjithsesi. Këta janë njerëz të moshuar, që vuajnë nga kanceri ose me transplant organesh. Në to, ky lloj virusi mund të shkaktojë sëmundje serioze. Prandaj, ka të ngjarë që ky grup njerëzish do të duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës më së voni në vjeshtë./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...