Partia opozitare maqedonase akuzojnë Qeverinë, shkas menaxhimi i pandemisë

09:43 | 5 Prill 2021
V. S.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka akuzuar sërish Qeverinë, në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë se numrat janë katërfish më të lartë, nga ajo që ka parashikuar ministri Venko Filipçe.

“300 të vdekur për një javë, 60 shtretër të lirë në spitale, ndërsa Filipçe thotë se gjithçka është nën kontroll. Për një javë kemi pasur gati 9 mijë të infektuar. Çdo ditë është kulm i ri, edhe për të vdekurit edhe për të infektuarit me coronavirus. Situata ka dalë që moti nga kontrolli”.

“Filipçe është i paaftë të blejë vaksina. Jemi në muajin e katërt dhe nuk ka vaksina. Edhe ato që kanë arritur janë donacione. Filipçe është përgjegjës, së bashku me Zaevin për të gjithë të vdekurit nga 1 janari deri tani”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme