Google ADS

Parashikimi i profesorit italian: Ja kur do të zhduket pandemia

14:33 | 5 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Pandemia Covid-19 do të zhduket mes muajve prill dhe maj gjatë vitit të ardhshëm, pohon shkencëtari italian, Profesori i Universitetit të Napolit, Francesco Sanino.

Ai drejton një grup shkencëtarësh dhe studiuesish, të cilët më parë patën përdorur një metodë matematikore ku parashikuan valën e re të pandemisë mes muajit tetor dhe nëntor, transmeton portal arbresh.info

“Vlerësimet tona u treguan shumë të besueshme, ne prisnim që qeveria të merrte parasysh rezultatet në të cilat kemi ardhur dhe të marrë masat e duhura në kohë, por fatkeqësisht nuk ishte kështu,”  tha ai.

Sipas vlerësimeve të reja të botuara në revistën shkencëore “Scientific report”, mund të ketë rreth tetë milionë njerëz të infektuar me Covid në Itali.

Profesor Sonino pohon se tani jemi vetëm në fillim të valës së dytë të pandemisë së koronavirusit dhe se efektiviteti i masave që po merren tani do të tregohet vetëm brenda disa javësh./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme