Varianti Delta i Covid ka bërë të pamundur atë që njihet si imuniteti i tufës, ndaj ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë kanë bërë thirrje për vaksinim, ku disa zëra kërkojnë që ky proces të realizohet edhe me detyrim.
Australia është ndër vendet e zhvilluara me numrin më të vogël të të vaksinuarve dhe për këtë arsye ekspertët vendas thonë se shumë shpejt vendi do të përballet me një pandemi edhe më të ashpër.
Shifrat në disa rajone të vendit po u japin të drejtë, ku në New South Wales ka shpërthyer një vatra më e madhe e infeksioneve të reja dhe statistikat konfirmojnë se personat e pavaksinuar janë ata që kanë më shumë shanse për të përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave nga ky rajon australian, nga 66 persona që ndodhen nën trajtim intensiv në spitale, 59 janë të pavaksinuar, ndërsa shtatë të tjerë kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës.
Në SHBA, numri më i madh i infeksioneve të reja po regjistrohet në shtetet që kanë numrin më të vogël të të vaksinuarve, çka e nxiti Presidentin Joe Biden që ta cilësojë valën e re si “pandemia e të pavaksinuarve”. Edhe në SHBA shifrat i japin të drejtë Presidentit, pasi në shtete të caktuara amerikane, të pavaksinuarit zënë deri në 90 për qind të personave që kanë humbur jetën në 3 muajt e fundit nga Covid.
Infektimi si i personave që e kanë kaluar në një rast Covid, ashtu edhe i atyre që janë vaksinuar ka bërë që shumë ekspertë ta cilësojnë si të pamundur imunitetin e tufës.
“Thjesht nuk do të ndodhtë. Imuniteti i tufës kërkon që njerëzit të imunizohen ose duke u vaksinuar, ose duke e kaluar sëmundjuen. Në Britani, si shembull, më shumë se 90 për qind e njerëzve ose janë vaksinuar, ose e kanë kaluar Covid dhe as atje nuk është arritur imuniteti i tufës”, deklaron për ABC Adrian Esterman, epidemiolog nga Universiteti i South Australia.
Një tjetër shembull se imuniteti i tufës është i pamundur mbërrin nga Islanda. Vendi i vogël ishullor ka vaksinuar mbi 93 për qind të popullsisë mbi 16 vjeç, por sërish raportoi rreth 2800 raste në 30 ditët e fundit.
Por, ndryshime është se po në këtë hark kohor Islanda nuk raportoi asnjë vdekje, për shkak se personat e infektuar ishin pothuajse të gjithë të vaksinuar.
“Vaksinimi është e vetmja mënyrë që të përballohet infeksioni pa dëme fatale dhe gjasat janë që në dekadën e ardhshme ne do të infektohemi disa herë me Covid dhe të dhënat sugjerojnë se kur kjo të ndodhë është më mirë që të jemi të vaksinuar”, thotë Esterman./gsh/
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...