Google ADS

Pandemia shtynë ndarjen e granteve për bujqit dhe fermerët

11:39 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Grantet për bujqit dhe fermerët këtë vit nuk janë shpallë ende, por që programi është përgatitur dhe së shpejti do t’u bëhet thirrja.

Kështu ka thënë në një përgjigje të shkurtë për arbresh.info, zyrtarja e lartë për Komunikim me Publikun në Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Albulena Maloku.

Ajo thotë se arsyeja për shtyrjen e ndarjes së granteve për bujqit dhe fermerët këtë vit është pandemia e Covid-19.

“Grantet ende nuk janë shpall, sepse këtë vit janë shtyrë për shkak të pandemisë”, është përgjigjur Maloku.

Maloku thotë se nuk dihet a do të shpallen këtë muaj apo tjetrin, pasi që nuk kanë ende një datë të sigurt, por që janë në finalizim të programit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme