Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, fushata elektorale e partive politike në Maqedoninë e Veriut, pritet të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, apo në tubime të vogla informative, në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive.
Fushata parazgjedhore për votimet e 15 korrikut zgjat 20 ditë dhe zyrtarisht fillon më 24 qershor, por jozyrtarisht, ajo tashmë ka filluar, veçanërisht në rrjetet sociale.
Zhvendosja e fushatës nga tubimet në sheshe, salla e forma tjera publike, në rrjetet sociale sociale, sipas njohësve të çështjeve të mediave pritet të jetë e ashpër, fyese dhe e përcjellë me lajme të rreme, montime të ndryshme për kundërshtarët politikë, për shkak se mediat sociale nuk janë të rregulluar me ligj, andaj edhe nuk i nënshtrohen asnjë dispozite ligjore mbi punën e mediave.
“Ekziston një tendencë në mediat sociale që fushata të jetë pak më e pistë sepse ato janë të parregulluara, dhe në këtë kuptim përgjegjësia për ata që postojnë lajmet në mediat sociale është thuajse e papërfillshme. Por, në fillim, mendoj se narrativi do të ndryshojnë në mënyrë dramatike për shkak të rritjes së intensitetit të komunikimit në mediat sociale “, thotë komunikologu Petar Arsovski.
Ndërkohë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike, nuk pret që fushata të sjellë ndonjë ndryshim në perceptimin e qytetarët, pasi sipas tij, ata veçse kanë qëndrimet për partitë politike. Zyberi thotë se këto zgjedhje do të veçohen me pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votime.
“Nuk pres ndonjë kthesë të rëndësishme në këtë drejtim, përkundrazi besoj se një numër i qytetarëve kanë të formuar më bindjen, aq më tepër kur kjo fushatë zgjedhore nuk do të jetë më në stilin e tubimeve, tribunave, mitingjeve të mëdha për të krijuar vetëm një mendim momental për ta animuar votuesit për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Këto zgjedhje do të përshkruhen me pjesëmarrje shumë të vogël të qytetarëve në votime, por Maqedonia e Veriut detyrimisht duhet të shkojë në zgjedhje dhe t’i formojë organet e reja”, thotë analisti Naser Zyberi.
Në dhjetë vjetët e fundit, fushatat e partive gjithkund në botë kanë shënuar rritje në rrjetet sociale dhe pothuajse nuk ka politikan që nuk përdorë mediat sociale për të përcjellë mesazhet politike. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, pritet të shihen efektet, meqë ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në zgjedhje.
“Partitë gjejnë gjithmonë mënyra të reja për t’i tërhequr votuesit dhe këtu nuk jemi shumë larg vendeve tjera, megjithatë në rastin tonë duke të kemi parasysh faktorin e kohës. Nuk e di se sa partitë do të arrijnë që për një kohë të shkurtër të përvetësojnë që të gjitha mundësit e reja të komunikimit sepse ka vetëm një muaj deri në zgjedhje”, tha komunikologu Petar Arsovski.
Rrjetet sociale deri më tani janë dëshmuar si shumë të përshtatshme për zhvillimin e një “fushate të zezë” ndaj kundërshtarëve politikë.
Ndryshe, pas mosmarrëveshjeve të shumta për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë kryesore rivale ranë dakord për të mbajtur zgjedhjet në 15 korrik.
Zgjedhjet për herë të parë do të mbahen të mërkurën, ndërsa procesi do të zhvillohet edhe të hënën dhe të martën, kur do të votojnë të sëmurët me Covid-19 si dhe të burgosurit dhe të moshuarit./rel
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...