Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, vazhdojnë të thyejnë shtizat rreth caktimit të datës se kur duhet të mbahen zgjedhjet.
Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se pavarësisht deklarimeve të partive politike se në plan të parë kanë interesat e qytetarëve, thonë se ata në plan të parë kalkulojnë me interesat partiake.
Sipas ekspertëve politikë, socialdemokratët në pushtet synojnë zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur, që pasojat nga kriza e koronavirusit të jenë më pak të ndjeshme, kurse opozita synon të shkojë në zgjedhje në vjeshtë duke llogaritur në votën kundër si rrjedhojë e pakënaqësive nga keqmenaxhimi i krizës.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e Veriut duhet të shkojë në zgjedhje për të pasur një parlament funksional që do të jetë kontrollues i vendimeve të qeverisë për sa i përket menaxhimit të situatës nga kriza e koronavirusit.
“Është e patjetërsueshme që procesi demokratik të mos futet në karantinë për shkak të koronavirusit, por nga ana tjetër po ashtu është e rëndësishme që vet procesi zgjedhor të vë në rrezik jetën e qytetarëve“.
Zgjedhjet në verë qofshin ato në qershor apo në korrik në një farë forme janë të domosdoshme për shkak se nuk duhet lejuar që mbi krizën shëndetësore të vendoset një krizë tjetër politike po edhe institucionale që në një farë forme do të ndikonte negativisht në luftën kundër pandemisë”, thekson ai.
Ndërkaq, Subhi Jakupi, ish-anëtar i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, për Radion Evropa e Lirë thotë se shkuarja në zgjedhje bart në vete më shumë rreziqe dhe paqartësi,
“Të gjitha shtetet që kanë pasur të mbajnë zgjedhje i kanë pranguar për disa muaj që të mund të shihet se si duhet të aplikohen masat që duhet të ndërmerren në përputhje me rekomandimet e organeve të shëndetësisë“.
“Prandaj për momentin është shumë vështirë të themi se do të kemi ndonjë efikasitet në zbatimin e rekomandimeve marrë parasysh mentalitetin që kemi”, thotë Jakupi
Por, nga Asociacioni Qytetar MOST, thonë se janë të përgatitur të monitorojnë procesin zgjedhor me 1100 vëzhgues edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Do ti respektojmë të gjitha masat që do të parashihen dhe përcaktohen nga ana e Komisionit Shtetëror për Sëmundje Ngjitëse dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe protokollet e përcaktuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Drako Aleksov, duke shtuar se të gjithë vëzhguesit do të trajnohen për të ndjekur protokollet e reja që i ka imponuar situata e koronavirusit“.
“Në çdo proces zgjedhor pavarësisht nëse bëhet fjalë për vëzhgues që veç më kanë qenë të përfshirë në vëzhgimin e procesit zgjedhor ose bëhet fjalë për vëzhgues të rinjtë të gjithë u nënshtrohen trajnimeve”, thotë Aleksov.
Nga zyra e OSBE-së në Shkup kanë dhënë përgjigje pozitive sa i përket vëzhgimit të procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, Lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev insiston që zgjedhjet të mbahen në mes të qershorit ka theksuar se mbetet I hapur që të arrihet një ujdi me opozitën maqedonase OBRM-PDUKM deri sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në të kundërtën, ka theksuar se hyjnë në fuqi procedurat ligjore dhe kushtetuese që do të thotë se vendi hyn në zgjedhje 21 apo 23 pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Për socialdemokratët është e pakuptimtë që zgjedhjet të shtyhen në vjeshtë kur siç kanë theksuar pritet një valë e re koronavirusit.
Ndërkaq opozita maqedonase OBRM-PDUKM thekson se në momentin që akoma regjistrohen shifra të larat të të infektuarve nuk mund të flitet për zgjedhje andaj nga kjo parti vlerëson se zgjedhjet duhet të shtyhen në fund të gushtit apo fillim të shtatorit.
Përderisa partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka theksuar se me rëndësi është që të arrihet një datë me konsensus që procesi zgjedhor të mos kontestohet nga asnjë faktor relevant politik.
Partitë më të vogla shqiptare kanë theksuar se koha më e përshtatshme mbetet fundi i korrikut apo fillimi i gushtit, kur në vend pritet të arrijnë mërgimtarët pas paralajmërimeve se do të hapen kufijtë./REL/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...