Një sondazh i kryer në Britani të Madhe ka gjetur se lumturia dhe kënaqësia në jetën e përditshme kanë rënë dukshëm, që kur pandemia ka prekur vendin.
Sipas sondazhit të kryer nga Zyra Shtetërore e Statistikave në Britani të Madhe ka theksuar se britanikët janë duke e vuajtur shumë izolimin, sidomos izolimin e tretë në të cilin ka hyrë vendi, transmeton portali arbresh.info
Rreth 42 përqind e të të rriturve janë shprehur se jetojnë me ankth që nga prilli i vitit të kaluar.
Njerëzit e anketuar midis 7 dhe 10 janar thanë se ishin më pak të lumtur, më pak të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi dhe kishin më pak të ngjarë të mendonin se gjërat që po bëjnë janë të vlefshme.
Sondazhi zbuloi se 56% thanë se mirëqenia e tyre ishte prekur nga pandemia, dhe 27% thanë se ndiheshin të vetmuar, shkruan skynews.
Tim Wizard, autor i sondazhit ka theksuar se njerëzit janë duke qëndruar më shumë në shtëpi gjatë izolimit të tretë.
“Ne jemi duke parë një nivel të lartë të pajtueshmërisë së njerëzve me masat e marra, përfshirë mbajtja e maskës dhe distancimi shoqëror. Megjithatë, jemi duke parë gjithashtu nivel të lartë të ankthit, që vjen e po rritet”, tha ai.
Britania e Madhe është prekur rëndë nga vala e dytë e pandemisë, sidomos pas shfaqjes së llojit të ri të koronavirusit, gjë që bëri që vendi të izolohej edhe nga vendet fqinje për shkak të anulimit të fluturimeve./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...