Në listën e dëmeve që ka shkaktuar pandemia e Covid-19, shtoni edhe një viktimë tjetër: kërkimet për kancerin.
Sipas një studimi të publikuar në JAMA Netëork Open, është gjetur se gjatë valës së parë të pandemisë, kërkimet për kancerin kanë rënë deri në 60 përqind, transmeton portal arbresh.info
Autorja e studimit, Elizabeth Lamont, drejtoreshë e lartë mjekësore në Boston, ka deklaruar se vala e parë e Covid-19 ka ndikuar shumë në proceset shkencërore, duke ngadalësuar ritmin e tyre.
Ekipi vlerësoi të gjitha studimet e reja të kancerit të nisura midis janarit dhe majit të vitit 2020, kur filloi pandemia kanë pësuar ngecje.
1,249 studime kanë nisur para-pandemisë, mesatarisht në 312 studime në vit. Kjo krahasuar me vetëm 191 studime që nga fillimi i pandemisë, raportuan studiuesit.
Një ndër arsyet kryesore sipas shkencëtarëve është edhe distanca sociale, e cila privon studiuesit që të zhvillojnë bisedë me pacientët e prekur nga kanceri./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...