Mjekë dhe profesorë të ndryshëm janë shprehur në një artikull për “The Guardian” se një valë e dytë e pandemisë së COVID-19 mund të mos ekzistojë. Sipas tyre vala e dytë e virusit është thjesht përhapje paniku, ata shtojnë se virusi është akoma mes nesh, është “një dallgë e madhe” dhe nuk ka ikur, prandaj nuk ka sens të flasim për një rikthim dhe valë të dytë.
“Vala e dytë nuk është një term që ne do të përdorim, në epidemiologji në kohën e tanishme, pasi virusi nuk është zhdukur, është në popullatën tonë, është përhapur në 188 vende deri më tani, dhe ajo çfarë shohim tani është kthim i lokalizuar i një numri të madh rastesh”-shprehet Linda Bauld, profesore e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgh.
Tom Frieden, ish-drejtori i Qendrave të SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve, ka të njëjtin mendim me ata që shprehen se ky koncept është i padobishëm, duke nënkuptuar se koronavirusi do të jetë njësoj si epidemia e gripit.
Sipas Keith Neal, profesor i njohur në epidemologjinë e sëmundjeve infektive në Universitetin e Nottingham, tha se termi “Valë e dytë” është bërë një term mediatik. Ai del kundër kësaj pasi sipas tij është thjesht një terminologji e paqartë.
Disa njerëz mund t’i quajnë këto valë, por nëse ato ndodhin, ne po shohim dhjetëra valë. Edhe në Australi ka qartazi një përmbysje, sëmundja ishte në nivele të ulëta në fillim, kështu që është një terminologji e paqartë”, shprehet Ketih Neal.
Shumë studiues të njohur të ekonomisë janë shprehur se një izolim i dytë do të ishtë shkatërrues për ekonominë e të gjitha vëndeve. Gjithashtu edhe shumë mjekë kanë folur mbi këtë fakt duke thënë se një izolim i dytë nuk është i nevojshëm./gazetaere/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...