Pandemia e koronavirusit ka sjell ndryshime në mënyrën se si jetojmë, punojmë, shoqërohemi dhe se si e kalojmë kohën e lirë.
Ajo gjithashtu solli stres në formën e shqetësimeve shëndetësore, izolimit social, vështirësive financiare, shkollimit në shtëpi dhe pasigurisë mbi të ardhmen, transmeton portal arbresh.info
Të tëra këto kanë pasur një ndikim të madh në gjumë dhe mirëqenien psikologjike.
Në qershor të vitit 2020, një grup ndërkombëtar studiuesish të udhëhequr nga Profesor Colin Espie nga Departamenti i Neuroshkencave Klinike Nuffield në Universitetin e Oksfordit dhe Profesor Charles Morin, Departamenti i Psikologjisë, Drejtori i Universitetit Laval filluan të hetojnë ndikimin e pandemisë së koronavirusit tek gjumi dhe ritmet e përditshme tek të rriturit.
Ky studim dokumentoi mbizotërimin e rasteve klinike të pagjumësisë, ankthit dhe depresionit dhe faktorëve të zgjedhur të rrezikut (COVID-19, mbyllje, barrë financiare, izolim social) gjatë valës së parë të pandemisë nga maji deri në gusht 2020.
Pse shtatë orë gjumë janë kaq të rëndësishme për trupin dhe shëndetin tonë?
Studimi anketoi 22 mijë të rritur, ku u gjet se një e treat e të anketurave raportuan simptoma klinike të pagjumësisë dhe pothuajse një e pesta plotësoi kriteret për një çrregullim të mundshëm të pagjumësisë.
Mbi një e katërta e pjesëmarrësve kishin ankth të mundshëm dhe pothuajse një të katërtën depresion të mundshëm.
Rreziqet e pagjumësisë ishin të larta në mesin e pjesëmarrsve që raportuan se kishin koronavirusin, ata që raportuan për problemet financiare dhe te ata që ishin në izolim për më shumë se pesë javë.
“Autoritetet shëndetësore duhet të vendosin programe mbi problemet e gjumit dhe të shëndetit mendor, si dhe ndërhyrje klinike për të ndihmuar individët në rrezik dhe për të zvogëluar rezultatet e pafavorshme shëndetësore afatgjata. Hulumtimet tregojnë se kur trajtoni pagjumësinë, shpesh jo vetëm që shihni përmirësime në gjumë, por ulje të ankthit dhe simptomave depresive, dhe përmirësim të shëndetit mendor dhe mirëqenies”, tha Profesor Colin Espie.
Studimi siguron dëshmi të mëtejshme të ndikimit të gjumit në shëndetin mendor dhe se si mund të fillojmë të trajtojmë krizën e shëndetit mendor përmes ndërhyrjeve të rregullimit të gjumit./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para