Njerëzit që janë të infektuar njëkohësisht me Covid-19 dhe grip përballen me rrezik të dyfishtë të vdekjes, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë në pah sfidën që i paraqitet sistemeve shëndetësore me rishfaqjen e gripit.
Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët dhe mjekët në institucionet akademike në të gjithë Europën, si pjesë e rrjetit të reagimit ndaj sëmundjeve Isaric, gjetën se pacientët e pavaksinuar të infektuar me të dy viruset kishin 2.3 herë më shumë gjasa të vdisnin dhe 4.1 herë në shumë të merrnin trajtim me oksigjenoterapi, transmeton portal arbresh.info
Geert Groeneveld, një nga autorët e studimit dhe një mjek i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Leiden në Holandë, tha se dëmi i përbashkët për shkak të infektimit me Covid dhe grip rrjedh nga mënyra se sit ë dy “shkatërrojnë traktin respirator”.
Shumica e vendeve janë kursyer nga rritjet e mëdha të gripit gjatë dy viteve të fundit pasi kufizimet e shëndetit publik të zbatuara për të luftuar përhapjen e Covid-19 kanë shtypur gjithashtu kulmin e sezoneve të gripit. Megjithatë, disa ekspertë shëndetësorë kanë paralajmëruar se një rritje e rrallë e gripit të pranverës ose verës në hemisferën veriore është e mundur.
Studiuesit thanë se gjetjet theksuan rëndësinë e sigurimit të marrjes së lartë të vaksinave kundër Covid-19 dhe gripit, dhe nevojën për testime të zgjeruara të pacientëve Covid-19 për gripin.
Hulumtimi, i publikuar të premten në mbrëmje në revistën mjekësore Lancet, megjithatë nuk gjeti një rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë për pacientët Covid-19 të bashkëinfektuar me RSV dhe adenovirus, viruse të tjerë të zakonshëm të frymëmarrjes.
Shkencëtarët presin që në të ardhmen koronavirusi dhe gripi të qarkullojnë bashkë./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...