Google ADS

Pacientët me Covid-19 që kanë nivel të lartë të stresit ka shumë gjasa të vdesin

11:42 | 20 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Pacientët më Covid-19 me nivel të lartë të kortizolit, hormonit të stresit, në gjakun e tyre kanë gjasa më të mëdha që të vdesin.

Kortizoli, i lëshuar nga gjëndrat mbiveshkore, nxit ndryshimet në metabolizëm, funksionin e zemrës dhe sistemin imunitar në përgjigje të situatave stresuese, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët nga Imperial College në Londër kanë zbuluar se niveli i hormonit ishte dukshëm më i lartë te pacientët me Covid-19 sesa tek ata që nuk ishin prekur nga virusi.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët zbulojnë se kortizoli është një shenjë që një person mund të jetë prekur nga Covid-19.

Ekspertët studiuan 535 pacientë në tre spitale në Londër – Charing Cross, Hammersmith dhe St Mary – me 403 të këtij grupi të infektuar me Covid-19.

Niveli i kortisolit te pacientët me Covid-19 ishte shumë i lartë dhe shumë shqetësues për mjekët.

Profesori Ëaljit Dhillo, Shefi i Divizionit të Diabeteve, Endokrinologjisë dhe Metabolizmit në Imperial College London tha: ‘Nga perspektiva e endokrinologut, të prekurit me koronavirus kanë nivel më të lartë të kortizolit. Tani, kur njerëzit arrijnë në spital, ne kemi potencialisht një shënues tjetër të thjeshtë për të përdorur së bashku me nivelet e ngopjes së oksigjenit për të na ndihmuar të identifikojmë se cilët pacientë duhet të pranohen menjëherë, dhe cili nuk mund të jetë’.

Sipas tij, niveli i hormonit të stresit mund të tregojë më saktë se cilëve nga pacientet e prekur me Cpvid-19 pritet t’u përkeqësohet gjendja shëndetësore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme