Google ADS

Oxford dhe Pfizer zvogëlojnë rrezikun e shtrimit në spital me 80 përqind

23:20 | 3 Mars 2021
Trina Galanxhi

Një doze e vetme e Oxford AstraZeneca dhe Pfizer Biontek kundër koronavirusit zvogëlojnë shanset e shtrimit në spital për më shumë se 80 përqind, ka zbuluar një studim në Angli.

Të dhënat e shëndetit publik në Angli për njerëzit mbi moshën 80 vjeç përputhen me rezultate të ngjashme “spektakolare” në Skoci, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se gjetjet ishin “shumë të sakta”.

Ai shtoi se vaksinimi mund të shpjegojë pse numri i pranimeve në njësitë e kujdesit intensiv për shkak të koronavirusit mbi moshën 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar “ka rënë në javët e fundit”.

Më shumë se 20 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në Britani të Madhe./arbresh.info/

Të ngjashme