Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka mohuar zërat se punonjës të kësaj Ministrie do të imunizohen kundër Covid-19 në Serbi.
Osmani tha se shpreson që nga 1 prilli të nis imunizimi i popullatës në vend, sipas planit aksionar shtetëror, transmeton alsat.
“Nuk është e saktë se ka plan të tillë që të vaksinohen në Serbi, sepse shteti ka planin aksionar për mbulimin e të gjithë qytetarëve që besoj që do të nis nga 1 prilli. Po ka të infektuar sikur se ka çdo kund në vend. Ministria funksionon me kapacitet të plotë. Mundohemi që maksimalisht të respektojmë të gjitha protokollet për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Me rëndësi është të nisim vaksinimin, sepse kjo është zgjidhja e vetme për pandeminë”, tha mes tjerash Osmani.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?