Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave duke shtyrë nga 1 qershori orën policore në 23:00 dhe heqjen e maskave në ambientet e jashtme.
“Në 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambiente të jashtme dhe të hiqet mbajta e maskës në ambiente të mbyllura. Nga 1 qershori ora policore nga 22:00 do të kalojnë në 23:00. Nga 15 qershori grumbullimi do lejohet 50 persona në ambientet e jashtme. Nga 1 korriku nëse situata do vijojë e kontrolluar ora policore do shtyhet në orën 24:00”, tha Rakacolli.
Më tej zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli shprehet se situata në vendin tonë paraqitet e kontrolluar.
“Situata është paraqitur e kontrolluar me tregues të mirë që tregojnë për kontrollin e pandemisë“, tha zv.ministrja Rakacolli.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico i kërkoi qytetarëve që të vijojnë të respektojnë rregullat.
“Numri i shtrimeve spitalore vijon të mbetet i ulët. Për disa javë po bie pozitiviteti i mostrës që është nën 1%. Një ndihmesë ka qenë edhe vaksinimi. Ai po shkon me ritme të shpejta. Pandemia nuk ka përfunduar, por është e rëndësishme të mbajmë maskën, distancën, higjienën dhe të mos harrojmë që të gjithë personat që kanë shenja t’i referohen mjekut të familjes”, tha Fico.
Masat qe lehtesohen:
Nga 1 Qershori:
• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor:
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP./TCH/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...