Puna e ministrit që e pasoi në dikaster të shëndetësisë nuk po ia mbush syrin.
Bile, ish-kreu i këtij dikasteri Armend Zemaj tash deputet prej LDK-së nuk ka asnjë fjalë të mirë për menaxhimin e pandemisë nga Arben Vitia.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kryeministri Albin Kurti kanë dështuar totalisht në menaxhimin e situatës pandemike”.
Kritika pati edhe Bekim Haxhiu i PDK-së.
“Cilat janë masat që janë marrë nga qeveria dhe cilat janë rekomandimet e IKSHKP-së kur lakorja ka filluar të ngritet? A ka pasur rekomandime? Cilat janë ato rekomandime? IKSHKP-ja para këtij komisioni dhe para qytetarëve duhet t’i bëjë të ditura të gjitha rekomandimet nga data 17 korrik e këtej. Ka pasur dyshime edhe për manipulim me rastet e vdekjeve”.
Gjithë këtë situatë po thotë se e ka paralajmëruar qysh moti Shemsedin Dreshaj i AAK-së.
“Që në korrik kam thënë se është e pamundur më 1 shtator të nisë mësimi dhe iluzore është që të fillohet me 20 % të stafit të vaksinuar. Doli 1 shtatori, pastaj 13 shtatori, tash 26 shtatori, iu them haptas se para datës 1 tetor iluzore është të pritet fillimi i mësimit edhe pse sipas meje ndoshta 15 tetori është datë kur mund të llogaritet si e sigurt….Nuk jemi mirë për shkak se vërtetë se çdo veprim e kemi ndërmarrë me vonesë është shumë e vërtetë që ka pasur mundësi të veprohet dhe dështimet i kemi të shumta”.
Me ta nuk u pajtua Haxhi Avdyli nga “Lista Guxo” të cilit në krah i doli Mirsad Shkreta i Vetëvendosjes.
Përkundër kundërshtimeve, deputetët që janë pjesë e Komisionit për Shëndetësi u pajtuan që ta ftojnë në raportim ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia./KlanKosova/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...