Edhe pse nënvarianti i Omicorn shfaq një klinikë të lehtë, tek pacientet e pavaksinuar shkakton edhe humbje jete. Gjatë javës që lamë pas kanë humbur jetën mesatarisht 3 persona çdo 24 orë mes tyre mosha të reja.
Në deklarata zyrtare është gjithmonë e njëjta përgjigje:Kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Por edhe pas dy vite e gjysmë pandemi askush nuk bëri një studim apo të analizonte përse kemi pasur numër të lartë vdekjesh? 3543 vdekje deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetesisë, por kjo nuk është shifra e plotë pasi kanë humbur jetën në spitalin Covid e nuk janë përfshirë në shifrat e ministrisë. Përse kush futej në intubim nuk dilte më dhe kjo vetëm në Shqipëri?
“ Ne kemi pasur një raportim të humbjeve të jetëve, duhet patjetër të bëhet një analizë”-tha Ilir Alimehmeti.
Shërbimi infektiv por jo vetëm edhe Instituti i shëndetit publik duhet të hetojnë jo vetëm për humbjet e jetës por edhe protokollet mjekësore që janë përdorur.
Covid 19 ka agravuar shumë sëmundje të tjera tek qytetarët dhe për shkak të tyre është rritur vdekshmëria në vend./tch/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...