Omicron vret të pavaksinuarit! Virologët kërkojnë të bëhet një analizë mbi shkaqet e vdekjeve

21:40 | 31 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Edhe pse nënvarianti i Omicorn shfaq një klinikë të lehtë, tek pacientet e pavaksinuar shkakton edhe humbje jete. Gjatë javës që lamë pas kanë humbur jetën mesatarisht 3 persona çdo 24 orë mes tyre mosha të reja.

Në deklarata zyrtare është gjithmonë e njëjta përgjigje:Kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Por edhe pas dy vite e gjysmë pandemi askush nuk bëri një studim  apo të analizonte përse kemi  pasur  numër të lartë vdekjesh? 3543 vdekje deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetesisë, por kjo nuk është shifra e plotë pasi kanë humbur jetën në spitalin Covid e nuk janë përfshirë në shifrat e ministrisë.    Përse kush futej në intubim  nuk dilte më dhe kjo vetëm  në Shqipëri?

“ Ne kemi pasur një raportim të humbjeve të jetëve, duhet patjetër të bëhet një analizë”-tha Ilir Alimehmeti.

Shërbimi infektiv por jo vetëm edhe Instituti i shëndetit publik duhet të hetojnë jo vetëm për humbjet e jetës por edhe  protokollet mjekësore që janë përdorur.

Covid 19 ka  agravuar shumë sëmundje të tjera tek qytetarët dhe për shkak të tyre është rritur vdekshmëria në vend./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme