Omicron ka 5 simptoma që janë të ndryshme nga delta, njëra manifestohet vetëm gjatë natës

23:00 | 14 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Sipas mjekëve dhe epidemiologëve, simptomat e variantit Omicron të koronavirusit duket se ndryshojnë nga llojet e mëparshme.

Edhe pse disa njerëz raportojnë reagime të lehta ndaj virusit, shumë kanë vënë re se ato nuk janë të njëjta me llojet Alfa, Beta dhe Delta, transmeton portal arbresh.info

Vetëm në 24 orët e fundit, në Britani të Madhe janë raportuar 54,661 raste me variantin Omicron, ndërsa janë raportuar edhe viktimat e fundit.

Shqetësimet në rritje për variantin Omicron kanë çuar në spekulime për kufizime të reja për të ndaluar dominimin e linjës së re, raporton Mirror.

Simpomat e zakonshme të koronavirusit të shfaqura që nga fillimi i pandemisë kanë qenë temperatuar e larta, kolla e vazhdushme, humbje ose ndryshim në shqisën tuaj të nuhatjes ose shijes.

Megjithatë, raportet e hershme të variantit Omicron thonë se janë pesë simtoma të ndryshme që shfaqen te të infektuarit me variantin Omicron dhe ato janë:

Kruarje e fytit
Kollë e thatë
Lodhje ekstreme
Dhimbje të lehta të muskujve
Djersitje natën.

Sipas mjekëve nga Afrika e Jugut dhe një nga të parët që dyshuan për variantin e Omicron, pacientët kanë shfaqur simptoma të ndryshme nga variantet e mëparshme.

Ndryshe nga variantet e mëparshme, Omicron nuk shkakton humbje të shijes dhe aromës.

Djersitjet e natës – pikërisht atëherë kur djersitni aq shumë sa rrobat dhe shtrati i natës janë të lagura – u vunë re nga mjekët në Afrikën e Jugut, ku u zbulua për herë të parë ky variant./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme