Pavarësisht se studiuesit në të gjithë botën po “garojnë” për vaksinën që lufton koronavirusin, nga OBSH lajmet nuk janë premtuese. Të paktën jo për këtë vit.
Sipas drejtorit të Programit të Urgjencës pranë OBSH-së, Mike Ryan, vaksina nuk do të jetë gati para fillimit të vitit 2021.
“Ne duhet të jemi në gjendje t’i shohim popujt tanë në sy dhe të sigurohemi që kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme paraprake për ta bërë vaksinën të sigurt dhe efektive para se ta shpërndajmë”,– theksoi ai.
Sipas Ryan, mendohet se pjesa e parë e vitit të ardhshëm do të jetë koha kur do të fillojmë të shohim njerëz të vaksinuar.
Disa vaksina janë në fazën e tretë të testimit dhe deri tani, asnjëra nuk ka dështuar sa i përket sigurisë apo aftësisë për të nxitur reagimin e sistemit imunitar.
Këtë javë, edhe Universiteti i Oksfordit ka nxjerrë pretendimet se vaksina që është duke krijuar ai laborator është e parrezikshme dhe në mbrojtje të sistemit imunitar.
Megjithatë, ekspertët shtojnë se është ende herët të dihet nëse vaksina është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje të plotë./portalb/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj