Google ADS

OBSH: Të rinjtë dhe të shëndetshmit do të presin për t’u vaksinuar

12:28 | 15 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinimi i shpejtë dhe masiv kundër koronavirusit nuk është i mundur.

Shefja për studime në OBSH, Sumja Sëamiantan, tha se shumica pajtohet që punëtorët shëndetësorë të vaksinohen të parët, por me bashke me ta do të përcaktohet edhe shtresa më e rrezikuar për t’u vaksinuar, ndërsa më pas vjen rradha e të moshuarve, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info

“Të rinjtë dhe personat e shëndetshëm do duhet të presin deri në vitin 2020”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se, megjithëse numri i vdekjeve nga koronavirusi ka rënë globalisht, numri i pacientëve që vendosen në njësitë e kujdesit intensiv po rritet.

“Rritja e vdekshmërisë mbetet gjithmonë mbrapa rritjes së numrit të rasteve të infeksionit me disa javë,” shpjegoi Sëaminatan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme