OBSH ka deklaruar se ka identifikuar 348 raste të mundshme të hepatitit me origjinë të panjohur, ndërsa studimet mbi rolin e mundshëm adenovirusit dhe infeksionit Covid-19 po rriten.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se hipotezat kryesore mbeten ato që përfshijnë adenovirusin, transmeton portal arbresh.info
Deri me tani janë raportuar rastet në 20 vende të botës, me 70 raste shtesë nga 13 vende të tjera të cilat janë në pritje të klasifikimit si teste në pritje të përfundimit.
“Gjatë javës së fundit, ka pasur një përparim të rëndësishëm me hetimet e mëtejshme dhe disa përmisime të hipotezave të punës”, tha në një konferencë për shtyp Philippa Easterbrook, nga programi global i hepatitit të OBSH-së.
Ajo tha se Britania kishte koordinuar një grup gjithëpërfshirës studimesh duke parë gjenetikën e fëmijëve të prekur, përgjigjen e tyre imune, viruset dhe studime të mëtejshme epidemiologjike.
Adenoviruset zakonisht përhapen nga kontakti i ngushtë personal, pikat e frymëmarrjes dhe sipërfaqet.
Në përgjithësi, ato shkaktojnë simptoma të frymarrjes dhe probleme me sistemin tretës.
OBSH-ja i referohet shpërthimit të inflamacioneve të rënda të mëlçisë si hepatiti akut me origjinë të panjohur tek fëmijët e vegjël.
Nga sëmundja kanë humbur jetën 4 fëmijë, 1 në Britani të Madhe dhe 3 në Indonezi.
Simptomat kryesore të sëmundjes janë verdhëza, dhimbje barku, diarre dhe të vjella.
Pas zbulimit të 169 rasteve të para, OBSH tha se viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral (viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E) nuk u zbuluan në asnjë prej tyre./arbresh.info/
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në