Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, 70% e sëmundjeve që morrën jetën e shumë njerëzve në botë gjatë vitit 2019 ishin jo-ngjitëse, dhe ato vdekje kryesisht kishin të bënin me sëmundjet e zemrës.
Kjo është pothuajse dy herë më shumë sesa në vitin 2000, kur vetëm katër sëmundje jo-ngjitëse ishin midis 10 sëmundjeve më vdekjeprurëse, theksohet në njoftimin e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, e cila mbulon periudhën nga 2000 në 2019, transmeton portal arbresh.info
Ky raport mund të ndryshojë për shkak të pandemisë së koronavirusit që shpërtheu fillimisht në Kinë gjatë vitit 2020, dhe ku sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur deri më tani në mbarë botën dhe qindra miliona janë infektuar.
Ushqimet më të mira që parandalojnë sëmundjet e zemrës
Sa i përket jetës njerëzore, këto të dhëna po humbin fuqinë krahasuar me vdekshmërinë e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës vitin e kaluar, nga e cila sëmundje humbën jetën mbi 9 milionë njerëz.
Në vitin 2000, shtatë milion njerëz vdiqën nga sëmundje të zemrës dhe tani ajo përbën 16 përqind të të gjitha vdekjeve, tha OBSH, duke shtuar se situata në Europë po përmirësohej në një kuptim më të gjerë (15 përqind më pak vdekje në të njëjtën periudhë). Paqësori kishte më shumë se gjysmën e dy milionëve të tjerë të vdekur.
Këto të dhëna flasin qartë për nevojën për të intensifikuar përpjekjet për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, kancerin, diabetin dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, thekson OBSH./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje