Mike Ryan, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore pranë OBSH-së paralajmëroi të mërkurën se koronavirusi i ri (Covid-19) mund të bëhet një tjetër virus endemik.
Ekziston mundësia që koronavirusi i ri (COVID-19) të bëhet një tjetër sëmundje endemike në komunitetet e botës, ashtu si HIV (virusi i mungesës së imunitetit të njeriut) dhe “mund të mos largohet kurrë”, paralajmëroi Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i emergjencave pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), transmeton arbresh.info.
Këtë deklaratë ai e bëri në një videokonferencë nga Gjeneva, ku iu përgjigj pyetjeve të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në lidhje me parashikimet për jetëgjatësinë e virusit.
Në shumë vende janë ndërmarrë hapa në drejtim të “lehtësimit të masave” për rikthimin në jetën normale,- u shpreh dr. Ryan, por megjithëkëtë,- theksoi ai,- duhet bërë një rrugë shumë të gjatë deri në vendosjen e pandemisë plotësisht nën kontroll.
Të gjithë jemi të shqetësuar për shfaqjen e rrethit vicioz në shëndetin publik dhe katastrofat ekonomike në rast të lehtësimit të izolimit pa përcaktuar valët e një epidemie të re, nënvizoi zyrtari i OBSh-së.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me punimet për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, Ryan tha: “Unë mendoj se është e rëndësishme ta keni parasysh këtë si mundësi. Ky virus mund të bëhet thjesht një tjetër virus endemik në komunitetet tona. Dhe ky virus mund të mos largohet kurrë”.
“HIV-i nuk ka ikur dhe ne jemi mësuar me kushtet e tij. Dhe ne i kemi gjetur terapitë dhe metodat e parandalimit të HIV, kështu që njerëzit nuk ndihen aq të frikësuar si më parë nga HIV-i”, shtoi ai./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...