Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se duhen dhe 16 miliardë dollarë për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të nxjerrë nga Kombet e Bashkuara.
“Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar COVID-19; nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund koronavirusit si emergjencë globale këtë vit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20).
Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.
Ai ka theksuar se në vendet e varfra ka shkallë të ulët të vaksinimit, ndërkohë që në shtetet e pasura ka vaksina që pritet t’iu skadojë afati.
OBSH ka vënë synim që 70 për qind e popullsisë botërore të vaksinohet kundër koronavirusit në mesin e këtij viti./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...