Obeziteti rrit rrezikun e vdekjes nga Covid 19 gati 50% dhe mund ti bëjë vaksinat kundër koronavirusit më pak efektive, sipas një studimi gjithëpërfshirës global, raporton The Guardian.
Hulumtimi i bërë nga ekspertët dhe shkencëtarët ka treguar që rreziku i vdekjes nga Covid 19 për njerëzit obez është shumë herë më i madh se sa ishte parashikuar më parë.
Studimi dot rrisë presionin te qeveritë botërore që të trajtohet me prioritet obeziteti, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është lideri i parë që e ka marrë seriozisht këtë çështje duke i vendosur synim vetes që të humbasë peshë, kujtojmë se ai u shtrua në spital dhe ishte në gjendje serioze për jetën pasi u infektua me koronavirus.
SHBA dhe Britania e madhe janë vendet që kanë shkallën më të lartë të obezitetit, ku ShBA e ka 40% dhe Britania e ka 27%.
Studimi nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill zbulon se njerëzit me obezitet, me një BMI mbi 30 vjeç, rrezikojnë shumë nga koronavirusi. Rreziku që ata të pranohen në spital është rritur me 113 % , mendohet se 74% e të infektuarve me Covid 19 do ti nënshtrohen një terapie intensive dhe 48% prej tyre rrezikojnë seriozisht të humbasin jetën.
Studimi drejtohet nga Prof Barry Popkin, i departamentit të ushqimit në UNC Gillings School of Health Public, i cili i tha Guardian se ishte i tronditur nga gjetjet. Rreziku i vdekjes nga Covid-19 për njerëzit me obezitet ishte dukshëm më i lartë nga çdokush kishte menduar.
Studimi, botuar në revistën Obesity Review, është një analizë meta, duke bashkuar të dhëna nga shumë studime të kryera në të gjithë botën, përfshirë Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, SH.B.A. dhe Kinë. Obeziteti është një problem global që asnjë vend ende nuk e ka adresuar me sukses.
Njerëzit me obezitet shpesh kanë kushte themelore mjekësore që i bëjnë ata në rrezik më të madh nga koronavirusi, siç janë sëmundja e zemrës dhe diabeti tip 2. Obeziteti mund të shkaktojë ndryshime metabolike, siç janë rezistenca ndaj insulinës dhe inflamacioni që e bëjnë më të vështirë trupin të luftojë infeksionet./syri/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...