Franca, Italia, Turqia dhe Suedia kanë regjistruar një numër rekord të rasteve të infektimit me Omicron.
Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran u tha ligjvënësve të mërkurën se ishin regjistruar rreth 335,000 raste të infektimit me Covid-19, duke shënuar kështu një rekord të ri, transmeton portal arbresh.info
Rritja e “rrufeshme” në Francë do të vazhdojë edhe në ditët në vijin dhe nuk ka indikacione për ndryshim, tha një zëdhënës i qeverisë franceze.
Numri i vdekjeve nga Covid në Francë në 24 orët e fundit ishte 246, numri më i madh që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 97,670.
Në anën tjetër, Italia ka regjistruar një rekord prej 189.109 raste të infektimit të mërkurën dhe 170.844 raste të infektimit u konfirmuan një ditë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
231 persona me Covid kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 138,276 vdekje dhe 6.67 milionë të infektuar.
Të mërkurën, 13,364 persona u shtruan në spitalet italiane me Covid-19, një rritje nga 12,912 më parë.
132 pacientë të rinj u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv, nga 153 që ishin të mërkurën.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv u rrit nga 1392 në 1428.
Poashtu edhe Turqia ka shënuar rritje të infektimeve, me 66,467 raste të reja me Covid-19 të mërkurën, një numër rekord për vendin, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa janë raportuar 143 vdekje.
Numri i personave të infektuar në Turqi është dyfishuar në më pak se 2 javë.
“Megjithë numrin në rritje të personave të infektuar me omicron, nuk ka rritje shqetësuese të shtrimeve në spital”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.
Vendi tjetër që ka shënuar rritje infektimesh është edhe Suedia, ku vetëm të martën ka shënuar një17.320 të infektuar./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...