Infektologu, Izet Sadiku, ka folur rreth situatës me koronavirus në Klinikën Infektive në QKUK.
Sadiku në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se të gjitha kapacitetet e Infektives janë stërmbushur dhe nuk ka vende të lira.
“Sonte si mjek kujdestar mund të them se Klinika Infektive është stërmbushur dhe nuk ka vende të lira për pacientë të tjerë. Janë duke u trajtuar rreth 110 pacientë por numri po ndryshon nga minuta në minutë dhe pothuajse të gjitha kapacitetet tona janë mbushur”.
“60 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe gjashtë janë në gjendje të rëndë”, deklaroi Sadiku.
Sadiku mes tjerash kërkoi nga organet qendrore të mbikëqyrin respektimin e masave nga qytetarët.
“Rritja e ditëve të fundit tregon për mos respektim të masave, ani se masat si mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës janë masa të lehtë, për këtë besoj se do duhej të bëhej mbikëqyrje rreth respektimit të masave”, deklaroi Sadiku.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...