Google ADS

Nuk ka lirim masash, Eugena Tomini zbulon skenarët e Komitetit të Ekspertëve

21:19 | 23 Shkurt 2021
Arbresh.info

Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka zbuluar në studion e radarit informativ me gazetaren Jonida Shehu skenarët e mundshëm që Komiteti Teknik i Ekspertëve do t’i propozojë qeverisë pas dy ditësh.

Ajo u shpreh se ekspertët do të dalim me rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave duke mos përmendur mundësinë e lirimit të tyre, ndërsa theksoi se ka një zbritje të moshës që kërkon trajtim klinik.

“Tani kemi një zbritje të fashës së moshës që kërkon trajtim klinik. Deri në këto momente jemi stacionar në masat që jemi. Por incidenca është e qëndrueshme. Për dy ditë komiteti teknik do dalë për rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave. Komiteti i ekspertëve ka fuqinë të kërkojë një masë të tillë. KQZ dhe të gjitha pikat do të zbatojnë protokollin e sigurisë”, tha Tomini.

Zv. ministrja tha se që nga viti i kaluar është 4-fishuar numri I testimeve ditore ndërsa sipas saj nëse do ketë më shumë raste të dyshuara katër laboratorët në vend mund të kryejnë deri në 10 mijë testime në ditë.

“Strategjia e testimeve dhe situatës vjeshtë dimër është mbështetur në objektivin e shtimit të testimeve në ditë. Po mbushin 12 muaj nga konfirmimi i rastit të parë. Kemi 4-fishim të numrit të testimeve. Hetimi ka të bëjë me vatrën që ne evidentojmë, niveli i kontakteve që ka pasur. Ky nivel i rritjes së testimeve nuk ka të bëjë me shtimin e testimeve por me përhapjen e virusit. Ky hetim ndikon direkt në rritjen e testimeve.

Në fundjavë numri I testimeve është shumë më i ulët. Janë 4 laboratorë që bëjnë deri në 4000 testime në ditë. Një pjesë e raportimit është edhe nga laboratorët privatë. Nëse do kemi një numër më të madh hetimi kapacitetet shtohen se infrastruktura është. Nëse do kemi një dyndje për 10 mijë testime në ditë, mund të përballohen. Nëse do kemi një hetim epidemiologjik. Punohet me tre turne. Ka kapacitete jo vetëm humane por edhe në aparatura. Nuk ka limit në testime ditore. Përkundrazi sa është prurja aq testohen”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme