Njerëzit menjëherë pas heqjes së kufizime të rrepta kanë vendosur që të vizitojnë plazhet, por qasja mund të jetë e kufizuar dhe zyrtarët e shëndetit publik ende kërkojnë kujdes, përfshirë distancën fizike të vazhdueshme.
Ndërsa rregullat ndryshojnë në të gjithë botën, në plazhet e Los Angelos, si Santa Monica dhe Malibu e gjeni të shkruar:
Kalimi i kohës jashtë është një aktivitet me rrezik të ulët në epokën e koronavirusit. Ka shumë përfitime, për sa kohë ju mbani distance, transmeton portal arbresh.info
“Njerëzit kanë qenë bashkëpunues për disa javë”, tha Dr. Timothy Breëer, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles. “Të shkosh për të vizituar plazhet ose malet janë aktivitete me rrezik më të ulët krahasuar me të qenurit rreth njerëzve në një hapësirë të mbyllur shtëpie si një dyqan apo një teatër”.
Ai tha se rreziku që koronavirusi të transmetohet nga uji është shumë i vogël.
“Rreziku i të qenit jashtë është nëse dikush ka Covid-19 dhe ata lëshojnë pikat e frymarrjes, atëherë ato pika do të shpërndahen shpejt”, shtoi ai.
Ndryshimi i vërtetë, këshillojnë ekspertët, është të planifikoni një shëtitje në plazhe rreth aktiviteteve specifike për një periudhë të kufizuar kohore gjatë ditës.
“Gjëja me e rëndësishme që duhet të mbani mend është se pandemia e Covid-19 nuk ka ikur”, tha ai.
“Edhe kur lejohen veprimtari të kohës së lirë, shmagni tubimet e mëdha ose zonat e mbushura me njerëz në plazh”, shton eksperti, duke këshilluar për kujdes./Reuters/ arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...