Nobelisti francez, Luc Montagnier, ka theksuar se koronavirusi do të shkatërrohet vetvetiu, ndërsa ka shtuar se origjina e tij është e krijuar në laborator dhe se grimca të HIV-AIDS janë shtuar në të.
“Natyra po i rikthen gjërat në duart në duart veta. Unë dhe koleget e mi, aktualisht jemi duke studiuar një fenomen shumë befasues në SHBA, ku miliona njerëz janë infektuar dhe ku virusi po ndryshon shumë shpejt. Ajo pjesë bën shumë mutacione dhe po zhduket. Praktikisht do të thotë që ky virus do të vetë-shkatërrohet ”, tha Montagnier në një intervistë për mediat e huaja, transmeton portal arbresh.info
Laureati francez i Nobelit, tha që kushti i vetëm që virusi të zhduket është që të ‘përhapet më shumë në popullsi, të mutohet dhe të ndryshojë’.
“Kjo tingëllon paradoksale, por duhet që epidemia të përhapet deri në njëfar shkalle, që të zhduket”, tha Montagnier, i cili mori çmimin Nobel për gjetjen e HIV-it.
Ai shpreson se kjo vetë mund të jetohet në mënyrë normale dhe beson se kjo është e mundur.
Në çdo rast, ne nuk mund të jemi të mbyllur ekonomikisht për kaq gjatë. Ai ka theksuar se ka shumë festa gjatë muajit maj në Francë, dhe se francezët janë mësuar të festojnë gjatë muajit maj.
“Virusi erdhi shpejt, dhe është e mundur që të largohet shumë shpejt”, tha Montagnier.
Ai përsëriti edhe njëherë se Covid-19 është punë e njeriut.
Sipas tij, gabimi mund të ketë ndodhur kur diçka ka dal nga laboratori.
“Aty është bërë gabimi, sepse aty ishte e kundërta e asaj që po kërkonin. Unë e di çfarë ata po kërkonin, mbase një vaksinë për SIDA, “theksoi Montagnies.
Ai pretendon se sekuencat e shkurtra të viruseve të AIDS-it me 20 nukleotide, njësitë themelore të materialit gjenetik, janë futur në koronavirus.
Nobelisti nuk ka dashur që të akuzojë askënd drejtpërdrejtë për modifikimin e virusit.
Nobelisti francez, mbështeti bashkatdhetarin e tij, Profesorin Didier Rault, i cili mbron përdorimin e klorokinës në luftën kundër infeksionit Covid-19.
“Është një trajtim i rëndësishëm. Ajo shpëton jetë, por klorokuina duhet të jepet në fillim të infeksionit dhe jo në fund. Në fund, ai nuk jep asnjë efekt sepse virusi zhduket”, tha Montagnier./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...