Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i termineve do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes platformës eKosova, për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 që janë personat e moshës mbi 65 vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësor, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë është e inkurajuar nga interesimi i madh i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, ndërkohë që kërkon mirëkuptim për shkak se shumica e termineve për vaksinim janë përmbushur deri me datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura.
MSh u bën thirrje kategorive të fazës II që nuk ja kanë dalë ende të kryejnë aplikimin dhe caktimin e terminit që ta bëjnë këtë kohe pas kohe, derisa në njoftimet në ditët në vijim do të informohen edhe kategoritë e tjera se kur do të mund ta bëjnë aplikimin për caktim të terminëve./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...