Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia ka më shumë gjasa të preken nga Covid-19

08:13 | 23 Mars 2021
Trina Galanxhi

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia ka më shumë gjasa që të infektohen me koronavirus, sugjeron një studim i fundit.

Studiuesit kanë zbuluar se për çdo orë shtesë të gjumit, shanset për tu infektuar me koronavirus u ulën me 12 përqind, transmeton portali arbresh.info

Ekipi, i udhëhequr nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit Johns Hopkins Bloomberg, në Baltimore, Maryland, beson se këto kushte dobësojnë sistemin imunitar, të cilat rrisin ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve si Covid-19.

Edhe hulumtimet e mëparshme kanë theksuar se gjumi i pamjaftueshëm mund të jetë një shkak për rritjen e rrezikut të infeksioneve virale dhe bakteriale.

Për studimin e ri, botuar në revistën, BMJ Nutrition Prevention & Health, studiuesit shikuan rezultatet e një sondazhi për punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar vazhdimisht ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus.

Sondazhi, i cili u zhvillua nga 17 korrik deri në 25 shtator, u mor nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Të anketuarve u pyetën detaje në lidhje me stilin e jetës dhe shëndetin e tyre, të cilat përfshinin sa gjumë bënin ata.

Nga 2,884 punonjës të kujdesit shëndetësor që morën pjesë në sondazh. 568 prej tyre raportuan se ishin infektuar me koronavirus.

Studiuesit zbuluan se rreth 24 përqind – një në katër – nga ata me Covid-19 thane se vuanin nga pagjumësia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme